Kronika

VOA: Rastet e reja po bien, por rritet numri i viktimave

Në Shqipëri, rastet e reja të konfirmuara me COVID 19 shënuan një rënie prej 18 përqind javën e shkuar, ndërsa paralelisht dhe testimet ranë me 14 përqind krahasuar me një javë më parë. Sipas të dhënave zyrtare javën e shkuar u rregjistruan 908 të infektuar, të zbuluar nga 5233 testime të kryera në laboratorët publikë dhe ato privatë. Në të kundërt, numri i viktimave shënoi një rritje. Janë 30 persona, të cilët humbën jetën, nga 26 të tillë një jave më parë.

Pas një rënie përgjatë tre ditëve, në 24 orët e fundit, numri i rasteve të reja kërceu sërish, duke u ngritur në kuotën e 133 të infektuarve, duke prishur tendencën e ditëve të fundit, kur numri i të shëruarve ishte më i lartë. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, 75 qytetarë u deklaruan të shëruar në 24 orët e fundit.

Më shumë se gjysma e rasteve të reja i përkasin sërish kryeqytetit, ndërsa pjesa tjetër rezulton e shpërndarë në 17 qytete të tjera: 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.

Në 24 orët e fundit u shënuan dhe 4 viktima të tjera: një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri.

Numri i të shtruarve në spital vijon tendencën në rritje. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 45 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë./VOA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button