Home / Rajoni / VOA/Udhëheqësit e opozitës malazeze nënshkruajnë marrëveshje për qeverinë e re

VOA/Udhëheqësit e opozitës malazeze nënshkruajnë marrëveshje për qeverinë e re

Sipas pikave të marrëveshjes nënshkruar nga qeveria e re, ajo nuk do të ndërmarrë asnjë nismë për ndryshimin e flamurit shtetëror, stemës dhe të himnit, si edhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësit e partive të koalicionit thane gjithashtu se përparësi e qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik dhe lufta kundër korrupsionit, që ka qenë një nga problemet kryesore për qeveritë e kaluara.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 30 gusht, ku tri koalicionet e opozitës fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Malit të Zi, megjithëse Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviçit, fitoi më shumë vota si subjekt mp vete.

Nga 81 vende që numëron parlamenti, Partia Demokratike e Socialistëve e drejtuar nga Milo Gjukanoviç fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.

Tensionet shpërthyen në vend, disa ditë pas votimit, kur mijëra përkrahës të opozitës, dolën në rrugë me festime të zhurmshme në gjithë vendin.

Pjesëmarrësit valëvitën flamuj serbë dhe hodhën slogale fyese ndaj Presidentit Gjukanoviç, megjithë thirrjet e udhëheqësve të opozitës për të mos bërë provokime.

Gjatë fundjavës së kaluar, dhjetra mijëra përkrahës të zotit Gjukanoviç, mbajtën një tubim masiv që e quajtën “tubim patriotik”, duke hedhur parrulla kundër opozitës.

Zoti Gjukanoviç ka akuzuar udhëheqësit serbë dhe propagandën e tyre shtetërore për ndërhyrje në zgjedhjet që u mbajtën pas muajsh protesta nga përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe, të indinjuar nga mosmarrëveshja për të drejtat e pronave në Mal të Zi.

Presidenti Gjukanoviç, që ka udhëhequr Malin e Zi për 30 vjet, ose si president ose si kryeministër, ka qenë një aleat i palëkundur i Perëndimit, duke e orientuar vendin drejt një të ardhmeje euro-atlantike.

Rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pritet të shpallen më së largu deri të hënën. /VOA/

Leave a Reply

%d bloggers like this: