Home / Sporti / “Sekreti” i Fernando Torres: Prej 22 vitesh me të njëjtën femër

“Sekreti” i Fernando Torres: Prej 22 vitesh me të njëjtën femër

toresFernando Torres është një sulmues i ndryshëm nga të tjerët. Të veçantë spanjollin e bën fakti se gjatë karrierës së tij të lavdishme ka fituar çdo trofe të mundshëm, por edhe karakteri i 30-vjeçarit është disi i pazakontë në botën e futbollit.

Spanjolli dhe bashkëshortja e tij janë dashuruar që në moshën 8-vjeçare, por kjo nuk e bën atë të ndihet jashtë mode: “Unë nuk ndihem jashtë mode, nuk më pëlqen që të flas për jetën private. Kam një grua dhe 2 fëmijë dhe pas stërvitje shkoj në shtëpi për të pushuar. Me bashkëshorten time jetoj prej 22 vitesh dhe mendoj se ky regjim më ka ndihmuar shumë për karrierën time”.

Më pas, lojtari ka analizuar dhe dy muajt e parë me Milanin: “Më datë 25 gusht më erdhi telefonata që prisja. Kërkoja të ndryshoja ambient dhe zgjodha Milanin pasi ishte klubi që tregoi më shumë interes karshi meje. Inzagi? Trajneri ka qenë një sulmues i madh. Unë kam ardhur këtu për të fituar dhe për të qëndruar sa më gjatë. Dua ta shfrytëzoj në maksimum këtë shans të madh dhe nga ana tjetër dua të falënderoj Milanin për mundësinë e shkëlqyer që më ka dhënë. Objektivi im kryesor me kuqezinjtë është të fitoj kampionatin, edhe pse jo, të ndjek gjurmën e Inzagit, i cili ka shkruar një pjesë të madhe të historisë së këtij klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.