Home / Sporti / Xhaka e Cana shpallen Qytetarë Nderi të Mitrovicës

Xhaka e Cana shpallen Qytetarë Nderi të Mitrovicës

xhakaMitrovicë, 19 tetor – Për sakrificën e treguar në mbrojtjen e simboleve kombëtare, për atdhedashurinë e pashoqe në ruajtjen e vlerave identitare kombëtare dhe për guximin e pashembullt në dëshmimin e patriotizmit, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që të filloj procedurat për shpalljen e futbollistëve shqiptarë, Taulant Xhaka e Lorik Cana.

“Futbollistët Xhaka e Cana janë krenaria e Kombit tonë. Ndonëse u gjendën në një ambient tejet armiqësor, ku turmat kërcënonin shqiptarët me heqje të kokave dhe ku ishin të rrezikuar seriozisht, ata për asnjë moment nuk u hamendën për të mbrojtur simbolet dhe figurat më të shquara të Kombit që I përkasin. Sjellja e këtillë e tyre është për admirim, prandaj edhe vendosa që të filloj procedurat për dedikimin e titullit “Qytetar Nderi I Mitrovicës”, për Taulant Xhakën dhe Lorik Canën”, thotë   kryetari Bahtiri.

Kryetari Bahtiri është thellë i bindur se qytetarët e Mitrovicës do ndjehen tepër krenarë që këta dy futbollistë të shkëlqyer, por para së gjitha patriotë të vërtetë, do të shpallen qytetarë nderi të Mitrovicës.

Futbollistët Xhaka e Cana, do të njoftohen zyrtarisht për këtë nismë dhe në koordinim me ta, natyrisht pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara me ligj, do të caktohet dita kur në mënyrë solemne do të ju dorëzohet titulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.