Kronika

Arbër Çekaj: “Nuk po kërkoj mëshirë, por drejtësi”, biznesmeni i arrestuar për 613 kg kokainë në banane mbrohet në gjykatë

Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontejneri me 613 kg kokainë në dëshminë e tij sot para gjykatës, ka mohuar kategorikisht që të ketë lidhje me sasinë e drogës të sekuestruar në portin e Durrësit. Para togave të zeza ai tha se nuk ishte një trafikant droge dhe as nuk njihte të tillë, ndërsa e vetmja gjë që sipas tij bënte, ishte shitja e frutave, që i merrte në Kolumbi.

Gjatë mbrojtjes, Çekaj tha se gjithçka ishte e dokumentuar me fakte dhe me fatura se ai kishte pasur bashkëpunim me kompaninë Bakota SA, ku kishte porositur bananet dhe se nuk kishte asnjë marrëdhënie pune me CKS dhe Banakon. Ai tha se po të kishte lidhje me drogën do të ishte arratisur diku dhe jo të kërkonte pafajësinë në gjykatë.

DËSHMIA E PLOTË:

“Më datën 8/12/2016 dhe deri më datë që prokurori i nderuar apo i panderuar më ndërpreu aktivitetin tim me futjen në burg, solli edhe Donald Alushin këtu, unë kam punuar vetëm me një firmë Acota SAS. Këtë mund ta verifikoni në dokumente, në zhdoganimin e mallit, apo në e-mailet e mia. Kam dhe një dokument zyrtar të datës 17/12/2019, e ministrisë së Financave dhe tregon doganimet dhe zhdoganimet e kompanisë. Tregon fare qartë se Arbër Çekaj dhe kompania që unë drejtoj, Arbi Garden, se kurrë në jetë nuk kam komunikuar me kompaninë me CKS dhe Banakon, që janë dy kompani të ndryshme që prokurori i lidh bashkë. Do jua shpjegoj më poshtë se çfarë i lidh ato kompani. Kam porositur frutat tek i vetmi porositës Bakota SA. As unë dhe as kolegët e mi s’kanë porositur asgjë me një kompani tjetër në Kolumbi. CKS dhe Banakon, si kam njohur kurrë më parë. Kompanitë e tjera si kam njohur asnjëherë më parë. Një prej tyre merret dhe heq e vendos ca vida, që i paguan CMA. Unë vetëm me vida nuk mund të merrem, merrem vetëm me fruta. Ndërsa Banakon është një magazinë doganore që kontrollon fruta. Për këto jam informuar pas ngjarjes, me një dokument zyrtar. Kam dhe një kontratë zyrtare ku tregon se Bakota shet vetëm banane. Aty thuhet numri i arkave, apo dhe çmimi. Nuk kam thënë dhe s’kam thënë gjëra të që nuk më lejohen as moralisht dhe se kam atë etikë, si disa të tjerë. Sepse organit të akuzë si lejohet, kurse unë se kam këtë luks, pasi është jeta ime. Në asnjë dokument zyrtar nuk rezulton që unë dhe kompania ime të kemi marrëdhënie jozyrtare me kompanitë CKS dhe Banakon.

Pretendimi i prokurorit hidhet poshtë me fakte. Me kompaninë Index kam punuar para Bakotës. Pasi njihja administratoren. Pra janë kompani si të thuash; nënë e bijë. Pasi nisen frutat, në kontejnerin e CMA-CGB-së dhe në anijen e saj, pasi babai im nuk ka anije, pasi është një arsimtar i varfër në këtë vend, edhe pse nuk duhet të ishte kështu, dhe më pas Bakota mori dhe certifikatat fito-sanitare dhe mi dërgon në e-mail. Në këtë moment frutat e javës së parë janë në det, pra ka kaluar një javë. Kur unë njihem për herë të parë me numrin e kontejnerëve, pasi këtë s’ka njeri në rruzull që ta hedh poshtë…Kur njihem me dokumentet, unë bëj më pas pagesën përfundimtare për javës që vjen. Kjo është një marrëdhënie ndërkombëtare. As Bakota dhe as Arbi Garden nuk janë kompani transporti. CMA-CGM është kompani transporti. Unë kurrë në jetë nuk i kam paguar as Bankonin, as Pelikanin, por vetëm kompaninë detare. Në këtë kontratë që kemi ne përcaktohet lloji i mallit dhe temperatura që duhet ruajtur. Kurrë në jetë CMA më thotë mua; Arbi që unë do të jap këtë kontejnerin apo këtë marinar. S’vendoset ajo para. Duke u nisur që nga transporti tokësor atje, deri në portin e Durrësit dhe nga aty dhe në Maminas, kontejnerët, kamionët, të gjithë, është përgjegjësi e CMA-CGM-së dhe jo ne. S’kemi tagër në përzgjedhjen e kontejnerëve.

Në javën e dytë të 2018-ës, sasia e bananeve që kisha porositur, e kam dhe këtu faturën, përcakton dhe adresën ku do të dërgohen dhe numri i kontejnerit. Në javën e dytë të 2018-ës, sasia që kisha porositur në kontratën vjetore, me të njëjtin çmim dhe me të njëjtin kualitet, dhe të gjitha të njëjta, janë rast sporadik. Faturat e këtij kontrolli, janë kontrolluar dhe në portin e Italisë, ndaj ka zgjatur 5 ditë. Unë mund të jem jo nordik, por mund të jem dhe ufo, por nuk e një njeri në botë që ka futur drogë në kontejner ose është në dijeni të drogës dhe ai ndalohet nga Guardia Di Financia, dhe besoj se nuk ju shpëton gjë atyre. Dhe unë që kam futur drogën them; jo se janë budallenj italianët. Kjo hedh pishtë çdo spekulim. Unë nuk kam pasur lidhje, nuk kam pasur dijeni për drogën. Si ta vendosja drogën aty?! Që në këtë moment, fatura e kontrollit ka qenë 7500 euro, Zoti mua më ka dhënë një dritë jeshile, si besimtar, si njeri modern në ca drejtime dhe si familjar i rregullt. Unë do e kuptoja; e gjetën drogë, ik. Abandonoje. Hip në Singapor, ose Kolumbi. Dhe s’do të vija në Gjermani. Unë e dija që frutat do të kontrolloheshin, s’kisha pse fusja gjë. Si do e sillja unë njeriun më të besuar, Donaldo Lushaj dhe ti thoja; Ik merr drogë. Nuk e kuptoj se si prokurori i ka shkruar këto? Si ka ardhur keq në subkoshjencën e tij?! Këto janë të vërtetuara me fakte, se unë nuk kam trafikant droge. Nuk njoh të tillë. Nuk isha dhe nuk kam mundësi financiare për të blerë drogë. S’njoh trafikantë që ta bëjnë për mua dhe skam si të ble drogë. Dhe transportin detar se organizoj dot për frutat e mia. Transportin e kujt?! Nuk është hera e parë që në kontejnerin e parë të CMA-CGM gjendet drogë. Pasi trafikantët përdorin kompanitë e transportit detar. Unë nuk kisha asnjë mundësi reale, edhe nëse do ta bëja. Nëse droga do të ishte për mua, duhet të kisha plotësuar këto kushte dhe më pas futjen e saj në Shqipëri”.

Unë e di që frutat kontrollohen cdo radhë dhe për këtë kam paguar faturat dhe për këtë kam paguar faturat e kontrollit kështu që nëse droga do ishte e imja unë duhet të korruptoja doganierët, policët, skanerin edhe më larg, por nuk po hyjmë. Duhet të siguroja mjetet prerëse si ta realizoja që të hapej kontenieri. Unë tani në burg e kam kuptuar se sa të rëndësishme janë mjetet rrethanore. I pafaj në burg, edhe një lugë që s’na lejojnë kur e kemi një tas për të pirë kafe i kemi të gjitha plastike, cdo të thotë kjo, do të thotë që mjetet rrethanore janë shumë të rëndësishme. Unë këto s’do i kisha shkruar fare nëse nuk do kisha stilolaps. Do të thotë si do e nxirrja unë drogën? A duhen mjete prerëse? 5 orë erdhi zjarrfikësja për ta nxjerrë drogën. Ne s’kemi zjarrfikëse, do të thotë do të duheshin ca mjete me e nxjerrë drogën. 5 orë me e nxjerrë dhe 5 orë me e fut, 10 orë, ku do bëheshin. Do të thotë, prokurori kishte kohë sa të donte. Edhe ajo Migena e nderuar, se thotë kam qenë e lodhur dhe nuk ka fjetur për ato gjërat që i ka bërë në sistemin TIMS, ka pas kohë me shku me fjet me u kthy, me bo një xhiro, me shku në vendlindje të hajë ndonjë drekë, pra do vazhdonim duke hapur atë dhe kjo do i zinte mat. E ka ditur fare mirë që droga s’ka qenë për Arbër Çekajn dhe kjo është shumë e thjeshtë për t’u kuptuar. Unë e di se frutat kontrollohen i keni këtu të gjitha edhe vendimi i këshillit të ministrave për RAPISCAN që është bërë aq luftë e shpeshtë politike, a duhen kontrolluar a s’duhen kontrolluar, në paguajmë 22 euro për cdo skanim për cdo kontenier.

Tani, nëse droga do ishte e imja unë duhet të korruptoja, policinë e skanerin e thash, duhet të siguroja mjetet prerëse për hapjen e kontenierit, duhet të firmosja grupin e armatosur. Patjetër, këtu për 3 kg hashash vrasin 15 vetë, miliona euro si do ikja unë në Gjermani, t’ia lija një 20 vjecari. Duhet të dilnin të gjithë vrasësit që ka Ballkani, me pagesë ose pa pagesë, t’i merrja t’i veja në të gjitha cepat e magazinave në nevojë të atij që shet sherebelë përballë. Sipër asaj në rrugët kryesore, unë duhet të ruaja drogën.Si e lash unë drogën e ika në Gjermani, t’i lë unë qindar milionë euro e të ikja në Gjermani, une më dy dhoma e guzhinë. Si do ia jepja unë grupit lekët, do të thotë mua do më vrisnin edhe këtu bie poshtë hipoteza. Nuk po them fjalën tjetër. Duhet të formoja grupin e armatosur për të ruajtur drogën, ndërsa unë udhëtova për në Gjermani nga Kosova, ngaqë bileta ishtë më e lirë për të blerë disa mobilje për shtëpinë. Këtu i keni tabulatet telefonike. Unë nuk kam parë, edhe kurnac nuk jam, nuk jam as nga GJiorkastra. Nuk kam parë kriminel në rruzull tokësor, që i llogarit 200 euro biletë dhe e merr gruan e shkretë në vend që t’i thoshtë ‘shpirt tani mbaroi cdo gjë, ku do të shkosh ti, nga pamja nuk jam ndonjë bukuri e rrallë, tani për gjëra të tjera jam njeri i lartë etj etj’. Dhe ca bëra unë, i keni këtu në tabulate, unë i shkreti, bjeri Albtours këtu, bjeri Fly Kosova atje, ma gjeni një biletë që të jetë më e lirë. Dhe e keni të dokumentuar edhe gjuhën gjermane edhe në gjuhën shqipe, zotëria nuk i ka përkthyer se nuk i intereson se unë fluturoj nga Kosova sepse bileta ishte më e lirë. Unë trafikanti më kurnac në rruzul tokësor.

Pra, ika në Gjermani për të blerë disa mobilje për shtëpi sepse dicka që nuk e kisha ‘mbjell as unë e as të tjerët për mua’ nuk kisha se si ta korrja dot thotë droga. Droga nuk ka qenë investim i familjes Cekaj, droga nuk ka qenë e babait tim, as nënës time, as bashkëshortes time as e Donald Rrushës me ship me qera. Droga ka qenë shumë e thjeshtë, të gjehej, thjesht mos të dekonspirohej operacioni dhe do gjendej. Dera e hapur e magazinës siç e tregojnë kamerat e ndezura që regjistrojnë punëtorët.

Punëtorët që s’bëjnë roje, as një mjet prerës në duart e punëtorëve tregojnë që aty po pritej që të shkarkoheshin vetëm fruta, ato që kisha porositur e paguar. 2160 arka të ndara në dy kontenierë të CMA CGM-së ku brenda ishin frutat e mija dhe poshtë tyre ishte droga e trafikantëve shqiptarë, që zotëria në fjalë nuk guxon dhe nuk do t’i thotë. Sic doli tanimë, droga është gjetur gjatë kontrollit të kryer në shtetin italian, patjetër që po, dhe ata kanë instaluar edhe një kamer në kontenier dhe në GPS, dhe kanë njoftuar më pas edhe autoritetet shqiptare që sapo e morën këtë lajm nuk heziuane me telefonat e tyre të dytë që e thanë dhe mezi pritën të dekonspirojnë operacionin. Patjetër që do ndodhi. Frutat u kontrolluan dhe shkarkuan në Portin e Durrësit. Pra, prokurori dhe policia e dinte se sa kohë merr koha e shkarkimit në Durrës, e kanë ditur që është 30 minuta. Lind pyetja, kur prokurori e dinte sasinë e drogës, e dinte patjetër ia kanë treguar nga pala italiane, skaneri edhe një hije tregon, edhe këto që thonë ishte me risk. Cdo kontenier i Arbër Cekës, i ‘Arbi Garden’, është kontrolluar në portin e Durrësit dhe këtë ua jap me një miliardë %. Frutat u kontrolluan dhe shkarkuan pra prokurori e dinte saktë kohën e shkarkimit, e dinte rrugën e magazinën, e dinte që është një rrugë e vetme, e dinte që magazine është e ndricuar, lind pyetja : Pse e ndërpreu operacionin? Pse e ndërpreu, dorëzimin e kontrolluar dhe vendosi të bënte magazinën time vendin e krimit. Unë e falenderoj Zotin që kam lindur në Shqipëri, dhe nuk kam lindur në ndonjë shtet arab ose të Lindjes së Mesme sepse nuk do isha këtu fare, po do isha i vdekur. Po shyqyr që atje nuk ka prokuror të tillë. Pse nuk priti 30 minuta derisa të shkarkoheshin frutat, dhe pastaj të shikonte nëse kontenieri do të shkonte në destinacionin e fundit. Sepse destinacioni i parë, patjetër edhe këtu s’ka asnjë lloj hetimi, këtë e merr vesh edhe një fëmijë tre vjec, futi numrin e kontenierit dhe e di kush e ka nis kur do vi do të thotë, destinacioni i parë, patjetër që ishte magazina se do shkarkoheshin bananet se une nuk mund të heq corapet pa hequr këpucët. Do të thotë, do hiqeshin bananet dhe do vijonte kontenieri me drogë, do shkonte atje e do nxirrej pastaj droga.

Po solli ca zjarrfikës të përgjumur. Përgjigja është vetëm një, deshi të më faturojë mua një gjë që nuk është e imja, që të shpëtohen trafikantët e vërtetë dhe të bënte shoë me ca ministra të dështuar e me politikanë e policië të korruptuar. Që kjo është e vërtetë s’ka nevojë ta them unë e thotë cdo organizatë.

Që droga nuk është e imja dhe për mua këtë s’duhet të jesh as filozosh, as jurist, as makiaveli për ta kuptuar. Kjo është një gjë që është fare e thjeshtë. Duke më arrestuar mua, policia organi i akuzës bënë një akt të paprecedentë, arrestoi mua një pronar frutash për drogën e gjetur në kontenierin që nuk është pronë e imja. Tani këtë pyetjen që bën prokurori e kam thënë edhe unë. Unë edhe pse në burg pa faj, jam me shpirt plot dhe krenar për familjen time, i vetmi peng që më ka mbetur është që nuk kam kaluar më shumë kohë me familjen time. Kam punuar nga 20 orë, një trafikant kaq i madh droge të punojë nga 20 orë, shet banane i keni të gjithë të dokumentuara. Të vetmin peng sa herë e shoh është pse nuk mora më shumë kohë për familjen time, që e meritojnë, i vetmi peng është ky. Duke punuar 20 orë në ditë, unë duhet të jem, edhe me psikologji, njerëzit e mëdhenj që janë me koficent inteligjence të lartë, përdorin diku te 12 % të trurit unë e paskam 50-80 %, unë qenkam Ainshtajni shqiptar, shyqyr që më ka Shqipëria, se unë s’e di ku e pata gjithë këtë kohë për organizimin e gjërave. Edhe pse në burg e pa faj, jam krenar e me shpirt plot për familjen time e cila më ka përkrahur e vijon ta bëjë pa asnjë hezitim. Jam krenar për babain tim që po lufton si luan në mes të hienave për të vijuar aktivitetin e ligjshëm tregtar të familjes tonë edhe pse nga të gjitha anët po sulmohet. Aq kriminel paskam qenë sa katër herë 72 vjec plaku im, 4 herë ia ka cu policinë e ka mbush gjithë lagjen aty për të kontrolluar një person që ka arsimuar gjithë Shqipërinë me notë mesatare 9.2 e s ka pas pikë lidhje me ligjin e sot është në terror të lartë psikologjik e financiar.

Gjykatat janë organe që japin drejtësi, nuk duhet t’i nënshtrohen ndikimeve të jashtme. E nderuara kryetare, unë s’po kërkoj mëshirë, po kërkoj vetëm të lexoni dosjen. Ju lutem lexoni dosjen, është një shprehjen amerikane : lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo prap ligjin. Lexojeni tre herë ligjin dhe një herë dosjen nuk prish punë. Shikoni faktet dhe vendosni në vend drejtësinë që deri më sot më është mohua. Kërkoj vetëm atë që më takon, të jem një qytetar i lirë, të punoj për vendin tim, të hap vende të reja të punës, sic kam kontribuar dhe të gjitha i kam me gjakun tim e gjakun e familjes.

AKUZAT NDAJ ÇEKAJT

Arbër Çekaj dyshohet si i përfshirë në trafikun e 613 kg kokaine, sasi kjo e cila u kap në Maminas në fund të shkurtit të 2018. Droga ishte fshehur në kontejnerin e bananeve, ku porositës ishte Çekaj. Nga hetimet e krimeve të Rënda rezultoi se 40-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej kokaina. Ai u shpall nga Policia e Shtetit në kërkim ndërkombëtar, dhe u prangos më vonë për t’u ekstraduar nga Gjermania.

Për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi i kamionit që transportoi kontenierin ku ishte fshehur droga nga porti i Durrës drejt Maminasit. Ndërkohë në pranga përfundoi edhe Donaldo Lushaj. Sipas Policisë së Shtetit, nëse 613 kg e kokainës do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 180 milionë eurove. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për Arbër Çekajn.

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button