Kosova

Grenell: Presidenti amerikan do të vizitojë Kosovën

Trump: Hoti dhe Vuçiç treguan guxim në 4 Shtator

Presidenti amerikan duket se do të mbajë premtimin për të realizuar vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi.

I dërguari special i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se Trump është në kërkim të datave për një vizitë në Kosovë.

Ai ka thënë se personalisht ka inkurajuar Trumpin që të vizitojë rajonin por që ende nuk është caktuar ndonjë datë e saktë.

Ndërkohë Presidenti Trump ka komentuar marrëveshjen e 4 Shtatorit.

Ka thënë se kjo marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi do t’i bëjë këto dy vende ashtu sikurse edhe Ballkanin e botën më të sigurta.

Trump citohet të ketë thënë se guximi i jashtëzakonshëm i Kryeministrit të Kosovës Hoti dhe Presidenti serb Vuçiç ka qenë i nevojshëm për t’i nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për të finalizuar detyrimet.

Hoti e Vuçiç kanë nënshkruar marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button