Home / Rajoni / Bullgaria do të forcojë angazhimet e saj në NATO ndaj Detit të Zi dhe Kosovës

Bullgaria do të forcojë angazhimet e saj në NATO ndaj Detit të Zi dhe Kosovës

Shefi i Mbrojtjes admirali Emill Eftimov ripohoi zbatimin e angazhimeve të Bullgarisë për pjesëmarrjen e NATO-s në Afganistan, Irak, Kosovë dhe Detin Mesdhe. Para Komitetit Ushtarak të Aleancës në një video-mbledhje Eftimov tha se pas transformimit të filluar të misionit në Afganistan Bullgaria do të rritë angazhimet e veta sa i përket operacionit në Kosovë.

Admirali nënvizoi rëndësinë që kanë për Bullgarinë siguria dhe stabiliteti në regjionin e Detit të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor. Ai e vuri theksin te gatishmëria e vendit që të jetë mikpritës i funksionit regjional koordinues të NATO-s për Detin e Zi, i cili të zbatohet nga qendra jonë kombëtare koordinuese ushtarako-detare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: