Home / Politika / Konferenca e Kryetarëve vendos: Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore kalojnë në Kuvend më 1 tetor

Konferenca e Kryetarëve vendos: Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore kalojnë në Kuvend më 1 tetor

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seancat plenare do të vazhdojnë të zhvillohen me praninë fizike të deputetëve, duke respektuar protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga pandemia Covid-19. Konferenca e Kryetarëve vendosi që mbledhjet e komisioneve do të vazhdojnë të zhvillohen online.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se miratimi i infrastrukturës ligjore dhe institucionale në kuadrin e reformës zgjedhore do të përbëjë një përparësi të punës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë javëve të ardhshme.  Mbledhja e zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).

Leave a Reply

%d bloggers like this: