Ekonomia

Sipërmarrja botërore në Bruksel, Nikolin Jaka, Ylli Ndroqi e Ilir Zhilla: Mundësi e mirë për biznesin shqiptar

brukselBiznesmenë nga e gjithë bota kanë diskutuar në Bruksel për të ardhmen e sipërmarrjeve për përmirësimin e konkurencës dhe për të krijuar një treg pa barriera. Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka, duke folur në takimin e Sipërmarrjes Evropiane ka theksuar se ky takim do rrisë mundësitë për sipërmarrjen shqiptare në disa aspekte.

“Inisiativat gjithmonë përkojnë në përmirësimin e klimës dhe në krijimin e një konkurence dhe tregu pa barrirera.

Krijimin e një bashkëpunimi dhe një mundësi reale që duhet ti japin qeveritë e BE, por dhe qeveritë e gjithë kontinentit, sipërmarrjes për të qenë sa më produktivë në punën e tyre” tha Jaka në një lidhje telefonike nga Brukseli.

Ndërkohë kryetari i Dhomave të Bashkuara të Tregëtisë dhe Industrisë, Ilir Zhilla, bëri me dije se në fokus të diskutimeve kanë qenë energjia dhe efikasiteti ekonomik i biznesit privat.“Ndërkombëtarizimi i bizneseve të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të Europës. Tema e dytë ishte njohuritë nëpërmjet trajnimit, pika e tretë ishin aspektet financiare ku përfshihen financimi, sistemet e pagesave dhe bankat. Dhe pika e fundit ishte energjia dhe eficensa e tyre në drejtim të kursimit dhe rritjes së efiçensës ekonomike në biznesin privat” tha Zhilla.Në këtë aktivitet janë 856 pjesëmarrës nga të gjitha vendet e botës, midis të cilëve 7 sipërmarrës nga Shqipëria.

Pjesë e delegacionit të sipërmarrjes shqiptare është edhe biznesmeni zoti Ylli Ndroqi, anëtar i Dhomës së Tragëtisë e Industrisë. Gjatë aktivitetit,delegacioni shqiptar zhvilloi takime me shoqata simotra e kompani të huaja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button