Home / Rajoni / Bullgaria shpalli “persona non grata” dy diplomatë rusë

Bullgaria shpalli “persona non grata” dy diplomatë rusë

Në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike Ambasada e Rusisë në Bullgari u informua nga Ministria e Jashtme Bullgare se dy diplomatë rusë të akredituar në Bullgari janë shpallur persona non grata. Diplomatët disponojnë 72 orë të braktisin Bullgarinë.

Para kësaj ministria e jashtme mori një letër nga prokuroria bullgare për ndërprerjen e një procesi paragjyqësor kundër dy diplomatëve rusë të cilët mblidheshin informacion që përbën sekret shtetëror. Që nga viti 2016 diplomatët hetuan për zbulimin ushtarak rus. Ata kërkuan informacion për planet për modernizimin e ushtrisë bullgare dhe për gjendjen e teknikës ushtarake. Procesi paragjyqësor kundër shtetasve rusë u ndërpre sepse ata disponojnë imunitet diplomatik. Transmetoi BNR.

Leave a Reply

%d bloggers like this: