Home / Kronika / Tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter godet Cërrikun! Ndihet në Elbasan, Tiranë, Lushnje e Fier

Tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter godet Cërrikun! Ndihet në Elbasan, Tiranë, Lushnje e Fier

Gjatë natës në vendin tonë janë regjistruar 6 lëkundje tërmeti. Lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 4.6 të shkallës rihter dhe u ndje në disa zona si: Tiranë, Elbasan, Durrës etj.
Sipas IGJEUM rreth orës 01:25:10 është  regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.5 ballë me thellesi 20 km në veriperendim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Sallat e Policisë dhe me shefat e Mbrojtjes Civile në Prefekturën Elbasan nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme.

Ndërkohë lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve.

Tërmetet po ndodhin në një epiqendër të re, ndërsa një vit më parë Shqipëria u godit nga dy tërmete të forta, njeri në 21 shtator me force 7.4 me epiqendër Hamallaj dhe tjetri me forcë më të madhe më 26 nëntor me epiqendër në det përballë Durrësit që shkaktoi dhjetëra viktima dhe me mijëra banesa të shkatërruara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: