Home / Politika / ‘Qendra e Re Turistike të Valbonës hap dyert’, Rama: U shkund pluhuri i harresës

‘Qendra e Re Turistike të Valbonës hap dyert’, Rama: U shkund pluhuri i harresës

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë ditë të djelë duke  sjellë në vëmendje Qendrën e Re Turistike të Valbonës, e cila do të jetë në shërbim të vizitorëve  në këtë vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur që të promovojë Tropojë në Ditën Botërore të Turizmit. Ai nuk ka lënë pa përmendur  se në këto 7 vite Tropoja është  shfrytëzuar veç për vota e luftëra absurde politike.

Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Valbonës, pjesë e programit të qendrave mikpritëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e cila ka hapur dyert për turistët që të shijojnë mrekullitë e Tropojës së bukur, ku në këto 7 vjet kemi shkundur pluhurin e harresës së turpshme të atyre që Tropojën e kanë shfrytëzuar veç për vota e luftra absurde politike, ju uroj një të dielë të qetë“, shkruan Rama.

Kujtojmë se Tropoja është një ndër vendet më të bukura të Shqipërisë së veriut, ku Valbona njihet për bukurinë e ujërave të kulluar e rrugëve të  gjelbëruara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: