Home / Ekonomia / Shkup: 500 milionë euro për hekurudhën me Shqipërinë, me tunel në malin Jablanica, direkt në Përrenjas

Shkup: 500 milionë euro për hekurudhën me Shqipërinë, me tunel në malin Jablanica, direkt në Përrenjas

Boçvarski theksoi se është shumë e rëndësishme se çfarë infrastrukture ka nga ana shqiptare, si është qasja në hekurudhat në Shqipëri. Informacionet flasin se edhe përtej kufirit hekurudha është e vjetër dhe e rrënuar dhe duhet të rindërtohet. Gjithashtu, ministri thotë se edhe nga Shkupi në Kërçovë hekurudha do duhet të rindërtohet sepse është e vjetëruar.

Sipas tij, duhet të punohet në nivelin ndër-shtetëror, por edhe me mbështetjen e BE-së në mënyrë që të shfrytëzohen më shumë paratë nga fondet ndërkombëtare. Përndryshe, projektin për ndërtimin e hekurudhës për në Shqipëri e financoi BE-ja me 7.7 milion euro dhe si i tillë ishte gati në nëntor të 2017.

Leave a Reply

%d bloggers like this: