Home / Bota / Merr 48% të votave, Joe Biden fiton debatin e parë presidencial në SHBA

Merr 48% të votave, Joe Biden fiton debatin e parë presidencial në SHBA

Sot ne ora 3 pasmesnate, per 1 ore e 30 minuta, u zhvillua debati i parë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas sondazheve të zhvilluara nga CBS News, fitues i debatit u shpall Joe Biden. Debati drejtohej nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace. Këtë radhë, siç ka ndodhur që nga viti 1988, debati u sponsorizua nga Komisionki i Debateve Presidenciale.

Debati u zhvillua me segmente 15-minutëshe, i përqëndruar tek gjashtë tema: Gjykata e Lartë; COVID-19; ekonomia amerikane; tensionet racore dhe praktikat e ruajtjes së rendit në SHBA; integriteti i procesit zgjedhor amerikan; e kaluara, politikat dhe praktikat e ndjekura nga secili kandidat.

Në debatin kaotik 90 minutësh, Biden siguroi 48% të votave kundrejt 41% të votave që shkuan për Donald Trump. Komentuesit thanë pas debatit se ishte një natë e keqe dhe humbësi i vërtetë është Amerika, një e dhënë që e nxjerr në dritë edhe sondazhi.

Sondazhi i parë presidencial bëri 69% të votuesve të mërzitur me kandidatët dhe 19% e tyre u ndjenë pesimistë. Për 31% e pjesëmarrësve debati ishte argëtues, ndërsa për 17% e pjesëmarrësve u informuan nga sondazhi.

Kujtojmë që debati u zhvillua në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos. Ky debat u moderua nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace dhe se u fokusua në gjashtë tema: Gjykata e Lartë; COVID-19; ekonomia amerikane; tensionet racore dhe praktikat e ruajtjes së rendit në SHBA; integriteti i procesit zgjedhor amerikan; e kaluara, politikat dhe praktikat e ndjekura nga secili kandidat.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: