Home / Kronika / Top Talk: Artan Hoxha ja pse Berisha vendosi të flasë publikisht për vrasjen e Azem Hajdarit

Top Talk: Artan Hoxha ja pse Berisha vendosi të flasë publikisht për vrasjen e Azem Hajdarit

Kanë kaluar plot 22 vite nga vrasja e liderit të studentëve dhe ish-deputetit Azem Hajdari. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, vrasja e Hajdarit ende nuk është zbardhur plotësisht.
Thuhet se deputeti asokohe është vrarë nga Fatmir Haklaj, pasi ky i fundit mendonte se Hajdari kishte gisht në vrasjen e vëllait të tij të vogël Shkëlqimit. Ndërkaq, në lidhje me këtë ngjarje para disa ditësh ka folur dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Zakonisht, ka ndodhur që Berisha të flasë rreth kësaj çështje më 12 shtator, pikërisht në përkujtimoren e vrasjes së ish-deputetit, por këtë herë ndodhi ndryshe dhe ai zgjodhi të flasë disa ditë më pas. Por përse kjo zgjedhje? Kjo gjë u komentua në studion e emisionit “Top Talk”, nga gazetari Artan Hoxha. Hoxha tha se të premten (datë 2. 10. 2020) do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili dyshohet se është i implikuar në vrasjen e bujshme të vitit 98-ë.

Hoxha ndërkaq, mendon se në këtë seancë do të thërritet edhe Sali Berisha dhe nëse prokurori ia kërkon një gjë të tillë, ai nuk mund të refuzojë, pasi nuk është më imun për shkak se nuk është as deputet në parlament. Ai thotë se dalja publike e Berishës lidhet pikërisht me këtë fakt, pra në prokurori ai do të deklarojë se ka bërë një deklaratë publike dhe në këtë rast prokuroria do të sekuestrojë deklaratat publike që ish-kryeministri bëri.

Artan Hoxha: Në fakt gjëja që më tërhoqi vëmendje që në momentin e parë dhe më lindi kjo pyetje, ishte pse tani. Berisha zakonisht kur jep mesazhe për këtë ngjarje e shfrytëzon përvjetorin që ndodh çdo vit në 12 shtator, është ceremonial që është bërë traditë tashmë, shkojnë tek memoriali vendosin kurora shkojnë tek shtëpia e Hajdarit dhe kjo është e gjitha. Sigurisht Berisha atë ditë nuk doli për të folur e rrëfyer ngjarjen, ajo ishte më tepër një prezencë me mesazhe brenda. Brenda asaj dalje të Berishës, që unë e kam quajtur bosi i bosëve po rrëfehet. Nëse ti je bosi i bosëve nuk mund ta bësh të penduarin. Për herë të parë Berisha foli dhe dha disa elementë shumë interesant. Edhe pse në aq kohë sa foli ai dhe ngaqë kishte shumë informacion, ato mbushën njëra-tjetrën dhe duket në fund kur mbaron dhe duket sikur ky e ka thënë, por nuk është ashtu. Për herë të parë Berisha ka folur kaq shumë gjerë brenda një minutazhi të caktuar për ngjarjen e 12 shtatorit 1998. Berisha foli në këtë moment sepse pasnesër, në gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca ku gjykata do të marri provat e prokurorin dhe listën e dëshmitarëve të prokurorit të çështjes, në lidhje me gjykimin e Izet Haxhisë. Berisha nuk foli thjesht se ne jemi në prag të fushatës elektorale, por foli se aktualisht po zhvillohet një proces, i cili është zvarritur për një vit rresht, kanë dhënë dorëheqjen pesë prokurorë aty, për shkak të interesave. Kjo është një çështje që më ka bërë përshtypje sepse aty herë pas here ka munguar avokati.

Denis Dyrnjaja: Në këtë listë është Sali Berisha si dëshmitar?

Artan Hoxha: Gjykata është në momentin ku po shqyrton kërkesën dhe provat e prokurorit dhe prokurori e jo i pandehuri. Kur të thërret prokuroria nuk mund ta shmangësh, nuk ka më imunitet, nuk është më deputet, nuk ka asnjë pengesë që prokurori ta thërrasë. Berisha këtë radhë nuk ka imunitet dhe është i detyruar nëse prokurori e ka kërkuar dhe Berisha është i detyruar të shkojë në proces të deklarojë dhe të thotë atë që di.

Denis Dyrnjaja: Isha shumë i kujdesshëm kur e dëgjova dhe vetë zotin Berisha dhe tha dhashë një dëshmi, më pas tha nuk është një dëshmi por deklaratë. Ka detaj këtu?

Artan Hoxha: Kjo është një gjë që unë e kam praktikuar dhe vetë. Për ngjarje ku unë e di që ka një hetim nga prokuroria dhe e di që prokuroria do të më thërrasë, unë bëj një dalje publike, pra dhe deklarimet e mia praktikisht janë të bëra publike dhe kur të kërkon prokurori dhe gjykata i them merr deklarimet e mia. Por në rastin konkret çështja është shumë sensitive. Fakti që Berisha foli para të premtes, katër ditë para, është bërë me qëllimin e plotë që ai do të evitojë dhe shmangë flaktin që do të shkojë në gjykatë dhe do të deklarojë për çështjen.

Shënim: Top Talk do të vijojë nesër me të njëjtën çështje dhe analizë të detajeve me Gazetarin Artan Hoxha. Përse Berisha këtë foli jashtë kontekstit kohor për vrasjen e Azem Hajdarit? Kush ishte i interesuar për vrasjen e Azem Hajdarit dhe përse ish Kryetari PD aludon se lideri i dhjetorit ’90 u vra nga shteti? Na ndiqni nesër në ekranin e Top Channel!

Leave a Reply

%d bloggers like this: