Home / Ekonomia / Genti Gazheli largohet nga “Albpetroli”, emërohet drejtori i përgjithshëm i Doganave

Genti Gazheli largohet nga “Albpetroli”, emërohet drejtori i përgjithshëm i Doganave

Me propozimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Gjon Bardhi. Në vend të tij, është emëruar Genti Gazheli. Vendimi i Këshillit të Ministrave hyn në fuqi menjëherë.

Para marrjes së kësaj detyre Genti Gazheli ishte drejtor i Alpetrolit, detyre që e mori në prill 2020. Në vitin 2013 ai u emerua në ministrinë e financave si Drejtori i Pastrimit të Parave  dhe në vitin 2016 në pozicionin e Ambasadorit të Shqipërisë në Turqi. Para vitit 2013, kur mazhoranca e sotme ishte në opozitë, Gazheli mbante detyrën e kryefinancierit të Partisë Socialiste.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: