Home / Ekonomia / BERZH parashikim të zymtë për ekonominë shqiptare: Brenda 2020 bie me 9%. Ja sa parashikohet rimëkëmbja për 2021

BERZH parashikim të zymtë për ekonominë shqiptare: Brenda 2020 bie me 9%. Ja sa parashikohet rimëkëmbja për 2021

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e “Perspektivës Ekonomike Globale në rajonet e BERZH” ka publikuar raportet për pritshmëritë ekonomike.
BERZH mban të pandryshuar nivelin e recesionit i cili pritet të përfshij vendin tonë. Më tej BERZH parashikon që për 2020 ekonomia shqiptare do të pësojë një goditje të fortë duke rënë me 9%.

Ndërkohë ka rishikuar në një ulje prej më shumë se 7.5% pritshmërinë për rritjen ekonomike në vitin 2021.

Nga vendet Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi pritet që të kenë rënin më të madhe ekonomike si rrjedhojë e  goditjes së Covid-19.

BERZH thotë se eksportet e Shqipërisë drejt Italisë, që është partneri kryesor tregtar i vendit, ranë me më shumë se 40%, nga marsi deri në maj të këtij viti, dhe me 15% për qershor-korrikun.

Pritshmëritë e BERZH për rikthimin e rritjes ekonomike vitin e ardhshëm mbështetet në ndikimet që ka procesi i Rindërtimit pas tërmetit të mëparshëm. Por duhet patur parasysh se këto parashikime nuk supozojnë ndonjë ringjallje të madhe të pandemisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: