MaqedoniaRajoni

Qeveria miratoi pakon e katërt ekonomike, 31 masa në vlerë prej 470 milion euro

“Pakoja e re synon të sigurojë qëndrueshmërinë e veprimtarive të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës, për rimëkëmbjen e disa veprimtarive, për të siguruar stabilitetin e transferimeve sociale”,  tha Zoran Zaev- kryeministër.

Mbështetja për pagesën e rrogave do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit. Do të përcaktohet gradualisht sipas rënies së të ardhurave të secilës kompani të interesuar veçmas. Për shkak të kësaj, ajo do të lëvizë nga 14,500 deri në 21,766 denarë për të punësuar. Por, kompanitë do të jenë në gjendje ta përdorin këtë ndihmë vetëm nëse nuk kanë larguar nga puna si rezultat i krizës së koronës deri më 1 korrik të kësaj vere.

Kartelë pagesore prej 6.000 denarëve do të marrin prindërit e vetëm, kërkuesit pasiv të punës, pensionistët që e kanë pensionin deri në 15,000 denarë, studentët, punonjësit kulturor dhe të filmit. Më shumë se 350,000 qytetarë do të kenë mundësinë për të blerë gjatë fundjavave pa TVSH. Bëhet fjalë për fundjavën e zgjatur nga 10 deri më 12 tetor.

“Atë fundjavë më datë nga 10, 11 dhe 12 do të mund të blejnë produkte dhe shërbime vendore, kompjuterë dhe pajisje të tjera IT me vlerë deri në 30,000 denarë për individ. Për vetëm disa ditë, do t’u kthehet e gjithë TVSH-ja në llogaritë e tyre, 100 për qind për këto produkte”, u shpreh Zoran Zaev – Kryeministër.

Kjo masë parashikohet të bëjë një qarkullim total prej 170 milion euro ndërsa projektimet arrijnë në 250 milion, para që do të jenë një injeksion për ekonominë. Në të njëjtën kohë, qytetarët pritet të marrin të paktën 17 milion euro nga kthimi i TVSH-së.

Në mesin e masave të tjera janë të përfshira edhe grejs- periudha kredi pa interes, 100 milion euro kredi nga Banka Vendore për Zhvillim. Këtu përfshihet edhe aktiviteti i turizmit, respektivisht pagë për 150 ciceronë turistik të regjistruar deri në fund të vitit, kthim të taksës turistike për vitin 2019, grante për 500 agjenci turistike. Zaev gjithashtu paralajmëroi grante edhe për restorantet për dasma, por edhe ulje të shkallës së TVSH-së për këto aktivitete hotelierike, zgjatjen e licencave për funksionimin e diskove dhe klubeve. Grante do të jepen gjithashtu edhe për këndet e fëmijëve në shumën prej 1,000 deri në 5,000 euro. Ndërsa, sa u përket zejtarëve, do të kenë ulje të TVSH-së për shërbimet nga 18 në 5 për qind për konkurrencë më të madhe në treg. Masat ekonomike i përfshijnë edhe vreshtarët, kazinot, kontabilistët dhe kompanitë nga sektorë të ndryshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button