Home / Rajoni / Bullgari: Kryeprokurori nuk do të jetë i pacenueshëm

Bullgari: Kryeprokurori nuk do të jetë i pacenueshëm

Në Parlament bullgar është parashtruar një projektligj për mundësinë që një prokuror i pavarur të mund të hetojë kryeprokurorin dhe zëvendësit e tij, tha para televizionit Nova Ministrja e Drejtësisë e Bullgarise, Desisllava Ahlladova. Kemi vendim kushtetues për këtë çështje, rikujtoi ajo.

Do të kërkojmë qëndrimin e Komisionit të Venecies. Po shqyrtojmë temën nëse Prokurori i pavarur do të punojë mbi procese të tjera. Mendoj se ai duhet të punojë vetëm mbi procese, të cilat u përkasin Kryeprokurorit dhe zëvendësve të tij, sqaroi Ahlladova.

Pyetjes nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet ta kontrollojë Kryeprokurorin me opsionin për ta ndërprerë mandatin e tij, ajo deklaroi se deri tani qeveria e ka ndjekur politikën e mosndërhyrjes në pushtetin gjyqësor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: