Home / Politika / Basha nga Durrësi apel qeverisë: Mirato planin e rimëkëmbjes ekonomike të propozuar nga PD

Basha nga Durrësi apel qeverisë: Mirato planin e rimëkëmbjes ekonomike të propozuar nga PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin e sotëm me përfaqësues të biznesit në Durrës, i bëri apel qeverisë të miratojë planin e rimëkëmbjes ekonomike të propozuar nga PD. Zoti Basha tha se ky plan për 6 muajt e ardhshëm parashikon ndihmë ekonomike për familjet dhe bizneset e prekura nga pandemia e Covid-19-të.“Ftesa që kam sot për qeverinë: Jepini fund lojërave dhe propagandës, merrni planin tonë me 5 pika dhe fillojeni e zbatojeni! Siguroni mbrojtjen ndaj pandemisë se po shtohen rastet, mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, jepini pagën dhe rimbursim të sëmurëve” u shpreh lideri demokrat. “Plani ynë me 5 pika është kundër krizës dhe duhet të nisë zbatimim menjëherë. Çdo ditë që qeveria e vonon rëndon gjendjen e shqiptarëve, iu shtrëngon lakun në fyt shqiptarëve”, tha Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: