Politika

Presidenti Donald Trump letër Ramës: SHBA dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G

Kryeministri Rama ka publikuar pak më parë një letër që siç thotë ia ka dërguar mbrëmë Presidenti i SHBA Donald Trump.

Në letër Trump falenderon Ramën për atë që e quan lidershipi i Shqipërisë në Ballkan dhe Europë, për ekspozimin e ndikimit të Kinës, ndërsa e inkurajon që vendi ynë t’i bashkohet nismës së SHBA për të zhvendosur ambasadën në Jeruzalem.

“Mirëmëngjes dhe me këtë letër që mora mbrëmë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ju uroj një ditë të mbarë.

I dashur Z. Kryeministër:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.

Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem.

Sinqerisht”, shkruan Rama dhe publikon letrën.

120337038_10158196310881523_6060035106736174039_o.jpg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button