Sporti

Ëndrra europiane e Tiranës shuhet në play-off. Kampionët e Shqipërisë dorëzohen para Young Boys, humbasin 3-0

Pas emocioneve të minutave të para ku rrezikoi seriozisht të pësonte, Tirana merr veten dhe mundohet të vendosë ritmin e saj në ndeshje. Të besuarit e Egbo provojnë të shtyjnë përpara dhe në minutën e nëntë kanë rastin e parë të vërtetë të ndeshjes, duke iu afruar golit me Kale. Braziliani jep dy sinjale të forta, por pa arritur të dërgojë topin në rrjetë. Të zotët e shtëpisë kalojnë këtë moment të vështirë dhe pas shumë përpjekjesh arrijnë të kalojnë në epërsi në fundin e pjesës së parë. Rezistenca e kampionëve të Superligës ra në minutën e 42-të, kur I pashqetesuar Fashnaht kaloi Young Boys në epërsi.

Në fraksionin e dytë, bardheblutë shuhen plotësisht, teksa zvicerianët dyfishojnë shpejt rezultatin me Nsame në minutën e 53-të.

Sulmuesi ia merr dorën dhe në të 64-ën vret sfidën me golin e dytë personal dhe të tretin për vendasit.

Mbrëmja e Tiranës bëhet më e errët me kartonin e kuq të Torrasës në minutën e 67-të.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes bardheblutë vetëm sa nuk lejojnë që humbja të bëhet më e thellë. Misioni i vetëm i realizuar në një sfidë për t’u harruar që i jep fund aventurës së Tiranës në këtë edicion në Kupat e Europës.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button