Bota

Trump surprizon mbështetësit, presidenti largohet për pak minuta nga spitali 

Presidenti i SHBA Donald Trump vijon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Por ndonëse i prekur nga COVID-19 kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi të surprizojë mbështetësit e tij, të cilët qëndrojnë jashtë ambienteve të spitalit.

Këtë herë duke mbajtur maskë Donald Trump u largua nga mjediset e spitali dhe përmes një automjeti të blinduar doli të përshëndesë mbështetësit e tij të cilët mbanin pankarta dhe flamuj në duar si dhe brohorisnin “SHBA, SHBA!”

Por përpara se 74-vjeçari të dilte përkohësisht nga spitali, përmes një video të postuar në Twitter ai falenderoi stafin mjekësor duke shtuar se ka mësuar shumë rreth COVID-19. Ai po ashtu paralajmëroi se do t’i bënte një surprizë mbështetësve të tij.

“Ne jemi duke marrë raporte të shkëlqyera nga mjekët, ky është një spital i mrekullueshëm. Puna që ata bëjnë është krejtësisht e mahnitshme. Dhe unë dua t’i falënderoj të gjithë, infermierët, mjekët. Mendoj se do të bëjmë një surprizë të vogël për disa nga bashkëkombësit e mëdhenj që kanë dalë në rrugë. Shoh entuziazëm dhe kemi entuziazëm, siç ndoshta askush nuk ka pasur kurrë, njerëzit që e duan punën që po bëjmë. Kështu që ka qenë një udhëtim shumë interesant mësova shumë për COVID. Kjo është shkolla e vërtetë”, është shprehur presidenti amerikan.

Sa i përket situatës shëndetësore të Presidentit, ekipi mjekësor i cili po kujdeset për të që prej ditës së premte shprehet se Trump po bën përparim të qëndrueshëm.

Por nga ana tjetër mjekët e tij kanë zbuluar se e kanë trajtuar kreun e Shtëpisë së Bardhë me steroide që zakonisht rekomandohet vetëm për të sëmurët në gjendje më të rënduar.

Ka ende shumë të paqarta lidhur me mënyrën sesi po trajtohet Presidenti i SHBA-së ndërsa mjekët nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë që 74-vjeçari mund të largohet nga spitali në orët në vijim dhe të vijojë trajtimin në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button