Bota

RUMANI – SHBA-ja zëvendëson Kinën në një projekt bërthamor

SHBA-ja ka nënshkruajë sot një kontratë për të financuar në vend të Kinës ndërtimin e dy njësive të reja të centralit të vetëm rumun, njoftoi ambasadori amerikan në Bukuresht.

“Një marrëveshje bashkëpunimi ndërqeveritare që parashikon modernizimin e një reaktori bërthamor dhe ndërtimin e dy reaktorëve të rinj në qendrën e Cernavodas do të nënshkruhet në Uashington nga ministri rumun i Energjisë, Virgil Popescu dhe homologu amerikan, Dan Brouillette”, theksoi Adrian Zuckerman në një mesazh.

Sipas tij, ky projekt me një vlerë totale prej tetë miliardë dollarësh do të jetë një paradigmë për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik mes dy vendeve.

“Një marrëveshje financimi që përfshin Cernavodan dhe projekte të tjera dhe që është paketa më e konsiderueshme financiare e marrë ndonjëherë nga Rumania, do të nënshkruhet më pas me Exim Bank|”, theksoi Zuckerman.

Ministria rumune e Energjisë tha se detajet e këtij bashkëpunimi do të bëhen publike pas nënshkrimit të dy dokumenteve.

Bukureshti prishi një marrëveshje me grupin e Përgjithshëm të Energjisë Bërthamore të Kinës (CGN) në qershor për të ndërtuar dy reaktorë të rinj, në sfondin e mosbesimit në rritje të investimeve kineze në Europë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button