Kronika

Arrestimet në AKBN, ‘Phoenix’ falsifikoi firmën e kompanisë amerikane, si u informua Gjiknuri

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me skemën e mashtrimit të kompanisë së naftës “Phoenix Petrolium” e Isuf Beberit, skandal për të cilin ishte në dijeni dhe ish ministri i Energjiikës, Damian Gjiknuri.

Në dosjen hetimore thuhet se kompania amerikane Black Swan energy Services i dërgoi email ministrit dhe disa krerëve te institucioneve përgjegjëse duke bërë të ditur se bosët e“Phoenix” kishin falsifikuar tetë fatura me vlerë 1.3 milionë dollarë, për shërbime që nuk i kishin marrë prej tyre.

“Drejtorja ekzekutive e kompanisë amerikane Eva Peza ka konfirmuar se është në dijeni të situatës me shoqërinë “Phoenix Petroleum”sh.a., faturat e së cilës arrijnë shumën 1.290.000 UD. Kjo shtetase ka konfirmuar se faturat janë të falsifikuara pasi Blac Swan Energy Services (BSES) nuk ka punuar asnjëherë për këtë shoqëri”, thuhet në dosje.

Zonja Peza sqaron se përfaqësuesit e “Phoenix” kërkuan prej tyre për të bërë tetë vlerësime rezervuarësh dhe plane biznesi, por duke qenë se ata i zvarrisnin gjërat, kompania që ajo përfaqëson nuk iu dha shërbime. Madje, drejtorja ekzekutive ngre dyshime se ata i kopjuan firmën dhe ja përdorën për faturat e falsifikuara.

Për këtë të fundit, Peza ka informuar përmes një emaili të datës 17 maj 2016, ministrin Gjiknuri, por nuk del qartë nëse ky i fundit ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me skandalin.

Nga hetimet e prokurorisë, të nisura pas kallëzimit të bërë nga Drejtori i Albpetrol, rezulton se shoqëria“Phoenix”, nuk ka të regjistruar në kontabilitetin e saj asnjërën nga 8 faturat e listuara dhe as ndonjë faturë tjetër të lëshuar nga shoqëria Black Swan Energy Services, si dhe nuk ka kryer asnjë transaksion bankar me këtë shoqëri.

“Nga ky fakt rezulton se përfaqësuesit e shoqërisë kanë patur dijeni se ato janë të falsifikuara dhe i kanë përdorur vetëm në marrëdhënie me Albpetrolin dhe AKBN me synimin e qartë për të evituar ekzekutimin e Garancive Bankare të depozituara pranë AKBN”, theksohet në dosje.

Për përfshirje në këtë skemë mashtrimi është firmosur urdhër arrest për ish drejtorin e hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci. Ai rezulton të jetë arratisur jashtë vendit, dy ditë pasi gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, duke e thelluar akoma skandalin. Në arrati është edhe biznesmei Isuf Berberi. 3 zyrtarët e tjerë të AKBN-së, dy prej të cilëve janë nën arrest dhe një tjetër në arrest shtëpie u njohën këtë të premte me masat e sigurisë në gjykatë. në burg mbeti biznesmeni I Feniks Petrolium, Naim Kasa dhe dy inspektorë të drejtorisë së Tatimeve.

K.L.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button