Ekonomia

TAP i gatshëm të transportojë gazin natyror në Evropë

“TAP do të fillojë aktivitetet e tij në një kohë të shpejtë në linjën që furnizohet me gaz nga kufiri Turqi-Greqi deri në terminalin marrës që ndodhet në jug të Italisë”, thuhet në deklaratë.

Ka përfunduar pas 4.5 vitesh ndërtimi i Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) i cili do të transportojë në Evropë gazin natyror nga nga fusha e gazit Shah Deniz 2 të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga TAP thuhet se TAP do të fillojë aktivitetet e tij në një kohë të shpejtë në linjën që furnizohet me gaz nga kufiri Turqi-Greqi deri në terminalin marrës që ndodhet në jug të Italisë.

TAP i cili do të transportojë në Evropë gazin e nxjerrë nga fusha e gazit Shah Deniz 2 të Azerbajxhanit u lidh me Tubacionin e Gazit Natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turqi-Greqi.

Gjithashtu TAP i cili përbën pjesën evropiane të korridorit të gazit jugor, do të transportojë në vit 10 miliardë metër kub gaz në Itali duke kaluar në Greqi, Shqipëri dhe Detin Adriatik.

Aksionarët brenda TAP janë BP, SOCAR dhe Snam, secili me 20 për qind të aksioneve ndërsa Fluxys ka 19 për qind të aksioneve, Enagas 16 dhe Axpo 5 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button