Rajoni

SHBA do të vendosë mbi 2.500 ushtarë në Bullgari

Të dy vendet e NATO-s, sipas ministrit bullgar Karakaçanov, synojnë thellimin e bashkëpunimit në rajonin e Detit të Zi si dhe mbështetjen e zbatimit të aftësive të synuara të NATO-s.

SHBA do të vendosë personel ushtarak prej mbi 2.500 ushtarësh në Bullgari në kuadër të Udhërrëfyesit të Bashkëpunimit të Mbrojtjes 10-vjeçare, të nënshkruar midis dy vendeve javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja u arrit më 7 tetor gjatë një takimi në Washington midis ministrit bullgar të Mbrojtes, Krasimir Karakaçanov dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper.

Të dy vendet e NATO-s, sipas ministrit Karakaçanov, synojnë thellimin e bashkëpunimit në rajonin e Detit të Zi si dhe mbështetjen e zbatimit të aftësive të synuara të NATO-s.

Departmenti i Mbrojtjes i SHBA-ve njoftoi se udhërrëfyesi krijon një kornizë për zhvillimin e gatishmërisë dhe aftësive ushtarake të Bullgarisë gjatë dekadës së ardhshme përmes bashkëpunimit të mbrojtjes.

Autoritetet bullgare njoftuan se ushtarët do të vendosen në katër baza ushtarake të përdorura nga SHBA në Bullgari.

Marrëveshja e parë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis SHBA-ve dhe Bullgarisë hyri në fuqi në vitin 2006.

Vendi ballkanik po ashtu ka blerë nga SHBA-të 8 avionë të tipit F-16 Bloc 70, të cilat do të dorëzohen në vitin 2024.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button