Bota

Franca në alarm/ Izolohet Parisi dhe 8 qytete të tjera, vendi në shtetrrethim për 4 javë pas shpalljes së emergjencës

Franca po i rikthehet mbylljes, për shkak të shifrave alarmante nga koronavirusi. Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës, Presidenti Emmanuel Macron ka njoftuar këtë mbrëmje se njerëzit do duhet të qëndrojnë brenda shtëpive nga ora 21:00 deri në orën 06:00.

Izolimi brenda këtij orari do të zbatohet në Paris dhe tetë qytete të tjera, në mënyrë që të kontrollohet përhapja e shpejtë e virusit të rëndë.

Në një intervistë televizive, Presidenti Macron njoftoi gjithashtu se duke filluar nga e shtuna Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri, gjë e cila do të vijojë për të paktën katër javë.

Autoritetet shëndetësore në Francë bënë të ditur se në shtet për herë të parë që nga 25 qershori, janë më shumë se 9,100 persona që po trajtohen në spitalet për COVID-19.

Deri tani në Francë janë regjistruar 820 mijë raste pozitive me COVID-19, ndërsa 33 mijë persona kanë vdekur si pasojë e virusit të rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button