Politika

Deputetët e PS kundër rritjes së gjobave. Majko: Ka policë që janë vetëm kafka folës

ligjetKomisioni i Ligjeve miratoi ne parim disa ndryshime në Kodin Rrugor, të cilat parashikojne rritjen e disa gjobave për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. Deputetët e PS, Fino, Qefalia, Majko dhe Hysi u shprehën ne disa nene kundër rritjes së masës së gjobës për qytetarët.

Ndoka e Muhedini për bëjnë kuorumin

Mbledhja nisi me rreth 45 minuta vonesë për shkak të mungesës së deputetëe Tom Doshi, Mark Frroku dhe Spartak Braho. U desh prezenca e deputetëve Nard Ndoka dhe Tahir Muhedini për të bërë kuorumin që të niste mbledhja e komisionit.

Gjatë diskutimit në komision, Bashkim Fino dhe Petrit Vasili kundërshtuan propozimin që të katërfishohet gjoba për personat që vendosin reklama në rrugë. “Nuk zgjidh gjë katërfishimi i gjobes, kjo është cështje e eficencës”, u shpreh deputeti Vasili. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, i cili kerkoi rishikimin e masës së gjobës.

“Në të gjitha nenet po shoh rritje gjobash. A keni statistika që të cojnë në rritje gjobash, se këtë nuk e kuptoj”, tha Fino. Përfaqësuesi i ministrisë së Transporteve tha se “shume mjeteve i bejne ndryshime, i fryjnë parakolpin, i zgjerojnë gomat, dhe kjo ka rrezik për drejtimin e mjetit”. Ndërsa kryetari Xhafaj tha se “ti si institucion nuk duhet ta lësh të dalë në rrugët e Shqipërisë dhe të mos bëjë aksident dhe jo ti rrisësh gjobën. Ju nuk jepni argumente për këto ndryshime”.

Kush kalon semaforin me të kuq rritet gjoba

Komisioni i Ligjeve vendosi të rishqyrtojë edhe njëherë një propozim të Ministrisë së Brendshme për të rritur gjobën për personat që kalojnë semaforin me të kuqe, apo kur nuk zbatojnë sinjalizimet e policit rrugor. “Drejtuesi i mjetit që vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë levizje, ndëshkohen me masë administrative me gjobë nga dyzet mijë deri ne 50 mijë lekë. Cilido që përsërit brenda vitit shkeljen e parashikuar në paragrafin tre, përvec masës me gjobë, merret masa administative e pezullimit të lejes së drejtimit nga nëntë muaj deri në nje vit”, thuhet ne propozimin e Ministrisë së Brendshme.

Në ligjin aktual gjoba në këtë rast është pesë mijë deri në 20 mijë lekë. Propozimi për rritjen e gjobave u kundërshtua nga deputetët Bashkim Fino dhe Xhemal Qefalia. “Gjobat janë si ne vendet e BE ndërsa rrogat janë si ne Shqipëri. Kjo rëndon vetëm qytetarët”, u shpreh Qefalia.

Ndërsa deputetja Vasilika Hysi kërkoi zhvillimin e një seance dëgjimore me ministrat Tahiri e Haxhinasto për rritjen e gjobave në kodin rrugor.

“Nuk mendoj se gjobat e larta vendosin rregull. Shpesh ata që quhej policë trafiku në rrugët kombëtare janë edhe gjobëvënës. Shpesh herë këta janë policë të rregulltë, por ka edhe kafka folës. Gjoba më të larta se në itali nuk keni pse na sillni”, tha deputeti Pandeli Majko.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button