Politika

“Mezi e kthyem diellin, shpresoj ta shijoni, Rama takim me Kim dhe Nën/Sekretaren e Shtetit për Arsimin e Kulturën

Edi Rama dhe Nën/Sekretarja e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një takim me nën Sekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce, në vazhdën e vizitave të nivelit të lartë të qeverisë amerikane në Shqipëri, në funksion të zgjerimit të prezencës në vendin tonë e të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, për rritjen e investimeve e fuqizimin e mbështetjes për Shqipërinë në çdo fushë.
Gjatë këtij takimi ai ka falënderuar bashkëpunimin me SHBA-në duke uruar që Royce  t’ia kalonte bukur gjatë vizitës në Shqipëri. Rama është shfaqur me maskën me trëndafilin vishnje, por kësaj radhe nuk ishte anash maskës së zezë por në pjesën përpara.

“Një pjesë nxënësish shqiptarë përfitojnë nga programet tuaja, ka dhe më shumë shqiptarë që përfitojnë në Shqipëri dhe mendoj se ka shumë gjëra të tjera. Mendoj se vizita juaj të ndihmojë më shumë në këtë aspekt. Ka shumë gjëra fantastike për të mësuar nga SHBA në fushat e arsimit e kulturës. Më besoni nuk janë pak, ato që mund të mësoni nga kultura jonë. Kultura është një sferë ku SHBA,  ka shumë për të mësuar ende nga vendet e tjera dhe kultura e tyre më e vjetër dhe komplekse. Do të punojmë fort në zgjerimin e horizontit të bashkëpunimeve tona, shpresoj që t’ia kaloni bukur në Shqipëri, mezi e kthyem diellin dhe tani e kemi këtu për  ju, shpreson që ta shijoni”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button