Home / Kronika / Skuadra e superhetuesve/ 403 kalojnë testimin logjik, tani e ka radhën ai fizik (çfarë duket të kenë me vete kandidatët)

Skuadra e superhetuesve/ 403 kalojnë testimin logjik, tani e ka radhën ai fizik (çfarë duket të kenë me vete kandidatët)

Sot u zhvillua Testi i Arsyetimit Logjik për përzgjedhjen e kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit në BKH. Në Testin e Arsyetimit Logjik morën pjesë 424 kandidatë dhe u kualifikuan 403.

Kandidatët e kualifikuar në Testin e Arsyetimit Logjik në datat 19.10.2020 – 22.10.2020 do t`i nënshtrohen Testit të Aftësive Fizike.

“Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, Yzberisht, Tiranë.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar testimi do zhvillohet si vijonë:

Datë 19.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor : 1 (një) deri në 100 (njëqind) ;
Datë 20.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor: 101 (njëqind e një) deri në 201 (dyqind e një).
Datë 21.10.2020, do paraqiten për testimin kandidatët që janë në listë, me numër rendor: 202 (dyqind e dy) deri në 302 (treqind e dy).
Datë 22.10.2020, do paraqiten për testim kandidatët që janë në listë me numër rendor: 303 (treqind e tre) deri në 403 (katërqind e tre).

Kandidatët në ambientet e Repartit Special “RENEA” duhet të paraqiten në orën 08.00.

Kandidatët do të jenë të pajisur me maska për sigurinë shëndetësore të tyre, ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19.

Merrni atlete dhe veshje sportive të përshtatshme për vrapim, si edhe pije freskuese.

Kandidatët para fillimit të Testit të Aftësive Fizike do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore.

Kandidatët para se të marrin pjesë në test do të dorëzojnë tek Komisioni i Përzgjedhjes Raportin Mjekësor, nga specialisti Kardiolog, që vërteton që janë të aftë fzikisht për të marrë pjesë në këtë test pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikacione kardiovaskulare”, thuhet në njoftimin e BKH.

Ndërkohë dje, Drejtoresha e BKH, Aida Hajnaj tregoi për Top Channel se BKH do të jetë gati në janar: “Janë disa faza që duhet të kalojnë deri sa të arrijmë në fazën që të marrim 60 hetuesit, dhe mendojmë se deri nga fundi i dhjetorit duhet të jenë të përfunduara të gjithë fazat që duhet të kalojnë. Me parashikime, ne mendojmë dhe duam që në janar të fillojë puna e BKH”, u shpreh Hajnaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: