Home / Politika / “Efkaristo dhe ejvalla”, detajet në konferencën e Ramës me Dendias, tërheq vëmendje ylli i verdhë në kollaren e kryeministrit

“Efkaristo dhe ejvalla”, detajet në konferencën e Ramës me Dendias, tërheq vëmendje ylli i verdhë në kollaren e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Në fund të takimit, Rama dhe ministri Dendias kanë dalë në një konferencë për media, ku kanë dhënë dhe lajmin se çështja e detit do të kalojë në instancat ndërkombëtare.

Por, përtej mesazheve politike, Rama ka tërhequr edhe këtë herë vëmendje me veshjen e tij të detajuar.

Ai është shfaqur përballë ministrit grek me një kollare me flamurin kuqezi dhe shqiponjën dykrenore, si dhe me yllin e partizanit, një simbol i komunizmit, i cili është hequr tashmë nga simbolet kombëtare shqiptare.

Gjithashtu, moment i veçantë ishte edhe mbyllja e konferencës së përbashkët për shtyp, ku kryeministri Rama e falënderoi ministrin Grek në greqisht dhe turqisht, përkatësisht me shprehjet “Efkaristo dhe ejvalla”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: