Kronika

Zbardhet tentativa e vrasjes së biznesmenit Andon Dhima në Tiranë/ Arrestohen autorët dhe bashkëpunëtorët

Katër persona janë ndaluar nga policia, pas dyshimeve se janë të përfshirë në atentatin e dështuar të  biznemenit Andon Dhima.

Sipas informacioneve të para, të ndaluarit janë neutralizuar dy në zonën e Brrylit dhe dy të tjerë në zonën e Mozaikut të Tiranës.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e “Grid Leno, 45 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim per vjedhje me armë në shtetin Gjerman.

Albin Hoxha,35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dy bashkëpuntorët në këtë ngjarje,shtetasit:

Maringlen Matohiti, 30 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë

Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike””

Të dyshuarit mësohet se janë të përfshirë edhe në veprimtari të tjera kriminale.

Atentati ndaj Dhimës ka ndodhur më 15 tetor, në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku dy persona me pistoletë e kanë ndjekur deri në hyrjen e pallatit. Biznesmeni fatmirësisht është futur në ashensor përpara se atentatorët të arrinin të kishin fushëpamje ndaj tij dhe pikërisht kjo gjë i ka shpëtuar jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button