Home / Ekonomia / Italia, partner kryesor tregtar/ Gati 46 % e eksporteve shqiptare drejt vendit fqinj

Italia, partner kryesor tregtar/ Gati 46 % e eksporteve shqiptare drejt vendit fqinj

Në nëntëmujorin e 2020-s eksportet e mallrave arritën vlerën 195 miliardë lekë, ndërsa INSTAT bën të ditur se partneri kryesor tregtar për këtë periudhë është Italia, drejt së cilës shkuan gati 46% e eksporteve.

Referuar INSTAT, eksportet drejt Italisë në vlerë llogariten 89.2 miliardë lekë. Pjesën më të madhe të eksporteve drejt Italisë e zë rupi “tekstile dhe këpucë”. Gjatë 9-mujorit, eksporti i këtij grupi llogaritet gati 57 miliardë lekë.

Eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” drejt vendit fqinj llogariten 8.7 miliardë lekë, ndërsa eksporti i grupit “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” llogaritet 7.4 miliardë lekë.

Por, Shqipëria eksportoi drejt Italisë edhe ushqime, që në vlerë për periudhën janar-shtator llogariten mbi 6 miliardë lekë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: