Ekonomia

FED invest: Përballimi i krizës së pandemisë, ristrukturohen pothuajse 40.000 kredi

Që nga fillimi i krizës, për shkak të pandemisë globale,  sektori i mikrofinancës ka luajur një rol të rëndësishëm në financimin e individëve dhe bizneseve. Masat e menjëhershme të marra nga FED invest lidhur me shërbimet financiare ndaj bizneseve bujqësor u shoqëruan me ristrukturimin e të gjitha kreditë të klientëve të cilët kanë hasur vështirësi  të drejtpëdrejt me këtë krizë, por edhe të tjerët, të cilët janë impaktuar në mënyrë të tërthortë. Keshtu  janë ristrukturuar pothuajse 40.000 kredi.

Pavarsisht se sektori bujqësor nuk u prek shumë nga kriza, sic ndodhi me sektorin e industrisë, shërbimeve apo turizmit, nga FED invest u ndërmor një fushatë edukative e organizuar nga Qendra për Mikrofinancën dhe shoqatat e saj anëtare.

Nëse në fillim të krizës, muajt mars dhe prill u shoqëruan me kërkesa të ulta për kredi, në muajin maj e në vazhdim kërkesa është rritur dhe projeksionet flasin për një rritje të huamarrjes deri në fund të vitit 2020. ndërkohë  gjatë kësaj periudhe FED invest ka shtuar/rekrutuar staf të ri me përvoje bankare për të përballuar dhe për të ngritur kapacitetet digjitale. Në janar të vitit 2020 FED invest mori Licencën nga Banka e Shqipërisë që krahas veprimtarisë së pranimit të depozitave dhe dhënien e kredive ndaj anëtarëve të shoqërisë të kryej shërbimet e pagesave dhe transferimit të parave.

Të gjitha këto janë shtyllat kryesore për përmbushjen e misionit dhe objektivave të shpalosura të FED invest për të ofruar një gamë të gjerë të shërbimeve financiare dhe jo-financiare për anëtarët e vet dhe veҫanërisht tek fermerët dhe popullisa rurale.

Duhet thënë se këtë vit u miratua edhe ligji “Për shërbimet e pagesave” në datë 30.4.2020 pёr nxitjen dhe zhvillimin e shёrbimeve tё pagesave. FED invest me njё eksperiencë 28 vjeçare ёshtё kooperativa mё e madhe financiare nё Shqipёri, me rreth 73 mijë anëtarë, që shёrbehen me 63 degë nё zonat urbane dhe rurale, 4.1 miliardë lekë portofoli i kredisë dhe 4.2 miliardë lekë portofoli i depozitës. FED invest ёshtё institucioni financiar me praninë mё tё madhe nё zonat rurale nё Shqipёri. Nё fillim tё vitit 2020, FED Invest kaloi nё sistemin e ri tё TIK, njё version nga mё tё fundit tё Oracle FlexCube, si dhe u pajis me licencёn pёrkatëse nga Banka e Shqipёrisë, pёr tё ofruar shёrbimin e pagesave ndaj anёtarёve.

Krahas implementimit të sistemit te ri informatik Oracle Flexcube, kjo është një sfidë tjetër e stafit për të realizuar objektivat e këtij viti si: zgjerimi i rrjetin të anëtarëve, ofrimin e shërbimeve të digjitalizuara bashkëkohore, ofrimin e shërbimeve të tjera financiare, krahas pagesave utilitare, llogarive rrjedhëse dhe transferta bankare, etj.

A.S.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button