Politika

“Zoti e bekoftë Shqipërinë”, Pompeo flet në Forumin e Antisemitizmit: Të identifikojmë kërcënimin dhe të gjejmë mënyrat për ta luftuar

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, dha mesazhin e tij në Forumin e Antisemitizmit, që po zhvillohet këtë pasdite në Tiranë.

Teksa falënderoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar, Pompeo tha se pas luftës dhe holokaustit ata ofruan një ndihmë të rrallë për hebrenjtë, duke i shpëtuar nga nazizmi.

Mes të tjerash, Sekretari i Shtetit deklaroi se të gjitha shtetet e botës duhet ta identifikojnë kërcënimin që vjen nga antisemitizmi dhe të gjejnë mënyrat për ta luftuar.

“Kam kënaqësinë të bashkohem me ju në këtë forum. Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Pas luftës dhe holokaustit ishte vendi që ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë. Shqiptarët ishin streha për hebrenjtë, për t’i shpëtuar nazizmit. Ju shpëtuat jetë dhe iu dhatë edhe dokumente false për t’i shpëtuar. Nder për Shqipërinë dhe trashëgimin e saj e tolerancën e saj. Ashtu siç reflektohet nga ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar antisemitizmit.

Ne jemi këtu për të ngritur zërin kundër antisemitizmit. Së pari duhet ta identifikojmë këtë kërcënim dhe të gjejmë mënyrat për ta luftuar. Duhet të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtetet. Kemi parë një përhapje të antisemitizmit dhe kjo është shqetësuese. Le të garantojmë sigurinë e çdo personi, që ne të jetojmë krah për krah. Ju falënderoj shumë për këtë punë të shkëlqyer. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Pompeo në mesazhin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button