Ekonomia

Gazheli takim me fasonët: Lehtësi proceduriale dhe mbështetje për sipërmarrjet

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, pati një takim sipërmarrës që zhvillojnë aktivitetin ekonomik në vendin tonë në fushën e regjimit të përpunimit aktiv, ose siç njihen ndryshe fason.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë për të lehtësuar procedurat doganore për këtë kategori, si dhe shkurtimin e kohës së tyre në pikat kufitare.

Kreu i Administratës Doganore i njohu sipërmarrësit edhe me mundësitë që ata kanë për të aplikuar për statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar, si një “pasaportë” më të cilën këto biznese përfitojnë në tregjet globale.

Aktualisht në vendin tonë ushtrojnë këtë lloj aktiviteti qindra biznese. Regjimi i Përpunimit Aktiv ka në thelb eksportimin e punës, teknologjisë dhe faktorëve të tjerë ekonomike që në mënyrë direkte bëjnë transformim të thjeshtë apo përfundimtar në mallra të gatshëm, për t’u përdorur si produkte në operacione të tjera përpunimi, montimi, apo për konsum.

Pas 2013-s qeveria ka ndërmarrë një sërë lehtësish fiskale dhe proceduriale për këtë kategori biznesi, pasi janë ndërmarrjet me numrin më të madh të të punësuarve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button