ArteKronika

Shpallet lista e 26 këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Shpallet lista e këngëve pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Festivali i 59-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të mirëpresë 26 pjesëmarrësit e këtij edicioni, ku drejtor i festivalit do te jete Martin Leka. Regjizor i festivalit do te jete Pali Kuke, skenari eshte nga gazetari Blendi Salaj, i cili do të bashkëdrejtojë këtë edicion me aktoren dhe moderatoren Jonida Vokshi. Festivali i 59-të do të mbahet këtë vit në kushte të veçanta, për shkak të rrethanave të krijuara nga covid 19, në mjedis të hapur, pranë sheshit “Italia” në kryeqytet.

Komisioni vlerësues i përbërë nga artistët, si: Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku, Eugent Bushpepa kanë përzgjedhur 26 këngët konkurruese, si më poshtë:

1. Peng- Devis Xherahu
2. Valixhja e kujtimeve-Orgesa Zaimi
3. Kush je ti dashuri- Festina Mejzini
4. E morën botën-Franc Koruni
5. Pendesë-Inis Neziri
6. Kam me t’ba me kajt- Sardi Strugaj
7. Më jep jetë- Gjergj Kaçinari
8. Nëse vdes- Durim Morina (Mirudi)
9. Tjerr- Evi Reçi
10. Vashëzo- Rosela Gjylbegu
11. Vallja e jetës-Klevis Bega (Kastro Ziso)
12. Do t’ja dal- Klinti Çollaku
13. Karma- Anxhela Peristeri
14. Si ajo- Wendi Mancaku
15. Ty-Fatos Shabani
16. Vajzë-Florent Abrashi
17. Njësoj-Enxhi Nasufi
18. Ajo vajza-Kamela Islamaj
19. Zjarri im-Era Rusi
20. Jo-Erikson Lloshi
21. Më mbron-Xhesika Polo
22. Ora e jetës-Manjola Nallbani
23. E lirë-Giliola Haveriku
24. Nënë-Viktor Tahiraj
25. Vendi im-Agim Poshka
26. Meteor-Stefan Marena

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button