MaqedoniaRajoni

Zaev: Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia do të thellojnë bashkëpunimin kundër pandemisë, qytetarët do të lëvizin pa PCR test

Zaev theksoi se memorandumi gjithashtu parasheh që këto shtete të angazhohen për bashkëpunim rajonal për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.

“Që nga sot do të punojmë për koordonim për të siguruar vaksinën për Covid-19 për qytetarët tanë. Do të mbështesim dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin në momente nëse vjen deri te mbingarkesa e sistemeve shëndetësore”, pohoi Zaev.

Kreu i ekzekutivit në vend tha se me nënshkrimin e memorandumit, tre shtetet do të angazhohen që të mundësojnë lëvizje të lirshme të qytetarëve dhe operatorëve ekonomik.

“Hapim “koridore të gjelbra” për udhëtim të qytetarëve tanë si dhe të operatorëve ekonomikë. Shtetasit, por mbi gjitha operatorët ekonomikë të këtyre tre shteteve, do të udhëtojnë pa pasur nevojë për PCR-test, natyrisht duke respektuar masat, që janë thuajse identike”, tha Zaev.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button