Kronika

Hidhet në erë shtylla elektrike, shoqërohen 6 të dyshuar

shtylla-elektrike-320x180Hidhet në erë shtylla e tensionit të mesëm në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Zall-Sopot, të komunës Zerqan.

Shtylla është rrëzuar si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi e për pasojë ka lënë pa energji elektrike të gjithë zonën. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në cilësinë e personave të dyshuar, grupi hetimor ka shoqëruar 6 persona, mes të cilëve edhe kryeplaku i fshatit Zall-Sopot. Ky i fundit është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button