Home / Kosova / Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi del për herë të parë para Speciales në Hagë: I hedh poshtë të gjitha akuzat!

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi del për herë të parë para Speciales në Hagë: I hedh poshtë të gjitha akuzat!

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin thuhet se mes marsit ‘98 dhe shtatorit ‘99 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Në nisje të seancës gjykatësi tha se sot thjesht do të lexohen akuzat, por në përgjigjen e tij, ish-Presidenti dha një përgjigje të shkurtër, duke u përgjigjur: “I hedh poshtë të gjitha”.

Gjykatësi: Seanca sotme nuk është gjykim nuk do diskutohet fajësua apo pafajësia e dëshmitarit. Unë si Gjykatës kam për detyrë t’ja lexoj të akuzuarit akuzat. Brenda 30 ditësh do ftohet të vetëdeklarohet për secilën ditë të paraqitur në aktakuzë. A e keni marrë aktakuzën e datës 4 nëntor?

Thaci: Po

Gjykatësi: Ju faleminderit

Tani do lexoj akuzat. Mes marsit ‘98 dhe shtatorit ‘99 u kryen krime lufte të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. Në prill ’98 deri në gursht ‘99 krimet janë kryer në Llapashticë, Potok dhe komuna e Podujevës, Drenas, Podujeve, malet e Bershishës, Ferizaj, Gjilan, Jabllanicë, Malisheve.

Krimet kishin në shënjestër kundërshtarë që perceptoheshin sikur kishin lidhje me forca apo Republikën Federale të Jugosllavisë, ose që nuk ju përkrahnin juve duke përfshirë edhe persona të etnisë serbe, rome. Krimet kundër personave që s’merrnin pjesë aktive në luftime. Nga Marsi i vitit ’98 deri shtator ’99, ekziston dyshim se zoti Thaci është penalisht përgjegjës për kryerjen e krimeve në pikat 1 deri në 10, duke qënë i vetëdijshëm.

Gjykatësi: Thjesht duhet të deklaroni nëse i kuptoni akuzuat apo jo…jo të kundërshtoni

A i kuptuat akuzat?

Thaci: I dëgjova i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: