Kronika

I infektuar me Covid 19/ Ndahet nga jeta drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu

Humb betejën me Covid 19 një tjetër figurë e njohur.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, pas luftës për më shumë se 10 ditë me virusin e rrezikshëm.

Hysenlliu ka qenë i intubuar dhe se gjendja e tij shëndetësore u rëndua nga rënia e oksigjenit në gjak. Gjendja e rënduar po ashtu pamundësoi dërgimin e tij drejt Turqisë, për një trajtim më të specializuar.

Po sipas burimeve nga spitali “Shefqet Ndroqi”, Drejtori i Institutit të Ndërtimit pati një përmirësim të lehtë pas intubimit, por përkeqësimi vijoi pas ditës së dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button