Home / Ekonomia / Stoku i rezervës valutore shënoi rreth 4.16 miliardë euro në fund të qershorit

Stoku i rezervës valutore shënoi rreth 4.16 miliardë euro në fund të qershorit

Në fund të muajit qershor 2020, stoku i rezervës valutore ishte rreth 4.16 miliardë euro, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, ky nivel i rezervës valutore vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 9 muajve import mallrash dhe shërbimesh ose 194% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto.
Rezerva valutore ka si qëllim kryesor plotësimin e nevojave emergjente të ekonomisë me valutë të huaj, por edhe ndërhyrjet e përkohshme për të amortizuar luhatjet që mund të cënojnë stabilitetin financiar.
Ndërkohë bilanci i përgjithshëm i pagesave rezultoi me një shtim të mjeteve të rezervës financiare në masën 848.2 milionë euro, në fund të qershorit 2020.
Banka e Shqipërisë publikoi raportin e Politikës Monetare për tremujorin e katër të vitit 2020 ku thekson se sistemi bankar në vend është i mirëkapitalizuar me treguese optimal likuiditeti për financimin e ekonomisë në tërësi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: