Ekonomia

TAP nis operimin tregtar/ Shqipëria, gati të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve të mirëmbajtjes së rrjetit të gazit

Katër vjet e gjysmë pas përurimit të nisjes së ndërtimit të tubacionit në Selanik, Gazsjellësi Transadriatik (TAP), një sistem i transportimit të gazit prej 878 km i gjatë, i cili kalon nëpër Greqi, Shqipëri, detin Adriatik dhe Itali, filloi operimin tregtar.

Me nisjen e operimit tregtar të TAP, vendi ynë është gati të ofrojë të gjithë spektrin e shërbimeve të mirëmbajtjes së rrjetit të gazit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se falë bashkëpunimit me kompaninë italiane SNAM ka përfunduar certifikimi i inxhinierëve ekselentë sipas standardeve ndërkombëtare.

Orges Zhollanji, një ndër inxhinierët e rinj të certifikuar thotë se bën pjesë në brezin e parë të inxhinierëve të trajnuar në industrinë e gazit pas viteve ’90. Sipas tij, ata u trajnuan nga një staf pedagogësh me një eksperiencë 35 vjeçare në mirëmbajtje dhe në ndërtimin e tubacioneve me gas.

Si një operator i ri i sistemit të transmetimit, i zhvilluar dhe ndërtuar në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të industrisë, TAP-i mundëson një diversifikim të dyfishtë: një korridor i ri, i besueshëm dhe i qëndrueshëm energjie, si dhe një burim gazi për miliona përdorues evropianë, për dekadat që do të vijnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button