Politika

Raporti i FMN-së/ Basha: Qeveria të japë më shumë ndihmë financiare për familjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi sot pas publikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi situatën ekonomike në Shqipëri.

Basha theksoi se “raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare”.

“Raporti thekson: ‘Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor’. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët”, tha Basha.

Basha theksoi se “qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë”. “Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button