Home / Rajoni / Maqedonia / Kontesti me Bullgarinë, VMRO-ja bllokoi Shkupin dhe kërkoi dorëheqjen e Zaevit

Kontesti me Bullgarinë, VMRO-ja bllokoi Shkupin dhe kërkoi dorëheqjen e Zaevit

Për fat të keq, atë nuk arriti ta sheh Zoran Zaevi dhe vetëm një amator politik mund të nënshkruajë një marrëveshje të tillë në të cilën historia do të jetë kriter për përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit të plotë brenda Bashkimit Evropian – deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Protestuesit kërkojnë dorëheqje, por në realitet- nuk presin një gjë të tillë.

“Maqedonia është e përjetshme. – Kërkohet dorëheqje. Po. – A prisni që Zaev të japë dorëheqje? Jo. Pse? – Epo, nuk i përshtatet dorëheqja”.

“E respektoj këtë vend dhe popullin maqedonas. Sikurse ne boshnjakët, turqit, shqiptarët, romët, kemi identitetin, gjuhën, kulturën dhe historinë tonë, kështu duhet ta ketë edhe populli maqedonas. – A prisni që zyrtarët qeveritarë të japin dorëheqje? “Ju nuk mund të prisni një gjë të tillë nga një” njeri që nuk është njeri”.

Ndërkohë, disa nga protestuesit ishin pa maska kurse Mickoski u bëri thirrje atyre që të respektojnë masat kundër covid. VMRO do t’i bllokojë rrugët në Shkup edhe të mërkurën. Do të ketë protesta nga ora 15:00 deri në 16:30, përsëri para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: