Opinion

15 vitet e Angela Merkelit, si “perandoreshë” e Evropës

Nga Manuel Peruzzo

Angela Merkel është një mister:ajo nuk bën humoristen, nuk i fyen kundërshtarët e saj politikë, nuk di të vallëzojë, dhe mbi të gjitha nuk përdor Twitterin. Të vetmet lajme mbi  pushimet e saj, janë që ajo mbante veshur xhupin që kishte edhe vitin e shkuar, apo që skijon e vetme.

Kur gazetarët e pyesin “çfarë do të veshësh sonte?” në premierën e operës së Vagnerit, ajo përgjigjet “Një fustan”. Angela Merkel është një mister:Ajo nuk është një njeri i vendosur, nuk ka karizëm, dhe nuk e elektrizon elektoratin.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë arriti suksesin e parë në krye të CDU:fitoi pa fituar, por arriti të bëhej kancelare. Nuk ka asnjë problem, ajo është racionale, i përshtatet situatave, mëson nga gabimet e saj.

Krijon koalicione të mëdha me liberalët, me socialdemokratët, madje me të gjelbrit, dhe arrin të shmangë alternativat, populistët dhe ekstremistët (që të tria të përfaqësuara në mënyrë të rrezikshme nga Alternative für Deutschland, partia e ekstremit të djathtë që ka dominuar lajmet vitet e fundit).

Në fillim u duk si një meteor. Në garimin e fundit si kancelare, mbetej vetëm të pyetej se kush do donte të kishte nderin të humbte përballë saj. Po të ishte një politikane amerikane, një nga ata që sot është në modë, ndoshta do të na mërziste me detajet biografike mbi identitetin e saj:U rrita në Republikën e Demokratike Gjermane (Lindore), isha e vetmja femër studiuese në kursin tim, përfaqësoj të gjithë ata që votuan për mua, dhe së bashku me ta do ta ndryshoj botën.

Në vend të kësaj, Angela lindi në Hamburg, por babai i saj, një teolog protestant, u zhvendos kundër çdo logjike në një fshat të humbur 90 km larg Berlini. Shoferi që merrej me zhvendosjen e mobiljeve përtej “Perdes së Hekurt”, do të thoshte se vetëm dy lloje njerëzish mund të shkonin të jetonin në atë kohë në Gjermaninë Lindore:”Komunistët dhe idiotët”.

E diplomuar në fizikë, ajo ruajti nga martesa e saj e parë lavatriçen dhe mbiemrin e burrit të saj. Më 9 nëntor 1989, ndërsa të gjithë festojnë dhe kalojnë Murin e Berlinit, ajo nuk heq dorë nga sauna. Bota ndryshon dhe ajo gjithashtu:nga një Marie Curie e ardhshme e Gjermanisë, Lindore në Katerinën e Madhe të Evropës.

Do të bëjë disa hapa të mëdhenj në karrierën politike, pasi ekziston gjithnjë një burrë që e konsideron zgjuar, të saktë dhe të padëmshme, dhe që e mbështet:në fillim Wolfgang Schnur, pastaj Lothar de Maiziere, derisa bëhet “Kohls Mädchen”, ose “vajza e vogël” e Helmut Kohl, edhe pse ajo vetë nuk e pëlqeu kurrë këtë pseudonim.

Kol i jep asaj ministrinë për politikat e grave dhe të rinjve, një zgjedhje që vite më vonë ai do ta shpjegojë kështu:”Ajo është një grua, vjen nga Lindja. Përveç faktit që është e re, jam i sigurt që nuk do të më dëmtojë!”. Ky ishte edhe gabimi i tij më i madh.

Kur në fundin e vitit 1999, shpërtheu skandali mbi financimet e paligjshme për të subvencionuar CDU-në, por të futura në xhepin e tij nga Helmut Kohl, Angela Merkel e kuptoi se ai moment ishte fundi i një epoke. Ajo shkroi një editorial në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ku kërkonte largimin e mentorit të saj nga politika, për të kërkuar një fillim të ri dhe për t’i zënë vendin.

Mungesë besnikërie apo ambicie? Ndoshta të dyja bashkë. Familja Kohl nuk do t’ia falte kurrë atë shkrim. Angela Merkel e ka pranuar se nga Gjermania Lindore, ajo mësoi si ta vlerësonte heshtjen si një strategji mbijetese.

Ekumenike, centriste, ajo nuk merr asnjëherë anë. Edhe nëse e bën këtë, është e gatshme të ndryshojë mendim. Ajo donte të ishte një liberale, por edhe kejnesiane. Ajo është pro energjisë bërthamore, por pas incidentit në Fukushima të Japonisë, mbylli të gjithë reaktorët bërthamorë në Gjermani.

Ajo e bëri të qajë një vajzë palestineze refugjate, kur i tha se Gjermania nuk mund të mirëpresë të gjithë emigrantët, ndërsa më pas mirëpriti mijëra sirianë, duke përsëritur frazën tashmë të famshme “Ëir Shaffen Das”, po ne mund ta bëjmë atë.

Angela Merkel, është dëshmia se krizat mund të zgjidhet me udhëheqje dhe organizim. Edhe në një pandemi, ajo nuk përdor fraza të tilla si “fuqi zjarri” ose “dhoma e kontrollit”, dhe nuk u shkruan fëmijëve letra për Krishtlindje:ajo flet për normën e infektimeve nga virusi.

Kur gjermanët e dëgjojnë atë të flasë nisin të përgjumen. Kur e dëgjoj vetë mendoj se do të hiqja dorë nga pak argëtim politik, në këmbim të pak më shumë aftësie në drejtimin e politikës italiane. Kur ishte 9-vjeçe, Merkel qëndroi për orë të tëra majë trampolinës, para se të vendoste të hidhej në pishinë(dhe për këtë kujdes të tepruar ka një fjalë në gjermanisht:vorsichtigkeit, por mund të jetë thjesht edhe merkelizëm).

Por kur vepron, ajo bën shumë bujë. Ajo e ka zhvendosur partinë e saj të djathtë më në qendër (mbi politikën e grave, të drejtat civile të homoseksualëve, emigracionin). Ka ruajtur si duhet bilancet financiare të Gjermanisë, me fiksimin e saj për të kursyer (ajo gjithashtu duhej të falënderonte edhe monedhën e përbashkët); dhe mori përsipër fatin e Evropës.

Dhe mbase kjo është pika e dobët (jo e saja, por e jona).

Shumë e dashur në Gjermani, po aq e urryer në Evropë. Angela e hekurt, është ajo që e ekuilibron veten midis evropianistëve dhe euroskeptikëve, ajo e që poshtroi Alexis Tsipras dhe u imponoi grekëve Trojkën dhe masat shtërnguese.

Siç shkruan Michael Broën, Angela Merkel është një grua që jep më të mirën e vetes gjatë krizave që ka vendi, partia, unioni monetar, emigracionit dhe mbase edhe kriza aktuale e pandemisë. Në fillim mendohet mirë, pastaj hidhet në veprim.

Por më të mirën e ka dhënë për atdheun. Dhe kjo është ndoshta pengesa e vërtetë që ajo të hyjë në histori:ne do të dëshironim një lidere më evropiane, dhe më të aftë për të zgjidhur një tjetër krizë të përbashkët. Problemi është se ne e kemi Perandoreshën e Evropës, por nuk kemi një Evropë. /

“Wired.it”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button