Home / Sporti / Kalendari i kuqezinjve/ Botërori, Shqipëria e nis dhe e mbyll me Andorrën

Kalendari i kuqezinjve/ Botërori, Shqipëria e nis dhe e mbyll me Andorrën

Shorti i fushatës kualifikuese për botërorin e futbollit në 2022 i rezervoi kuqezinjve kundërshtarë jo të lehtë, por gjithashtu mundësi reale për të pretenduar realizimin e ëndrrës.
Ceremonia për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin i së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon i la vend kalendarit.

Pas diskutimeve mes federatave përkatëse për të përcaktuar rendin e ndeshjeve, skuadra e trajnerit Reja mësoi detajet. Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorrës në transfertë dhe do ta përfundojë në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi. Kjo i jep të paktën në letër, një start pozitiv kuqezinjve që ndaj një rivali të lehtë llogarisin pikë të sigurta brenda e jashtë fushës.

Ndeshja e dytë në grupin e botërorit do të jetë prova e vështirë me Anglinë në 28 Mars 2021 në stadiumin Air Albania ndërsa në 31 të po të njëjtit muaj, impenjohemi në transfertën e lehtë ndaj San Marinos, e më pas në Shtator 2021 me Poloninë jashtë. Ndeshja e dhjetë e grupit eliminatote të Shqipërisë për botërorin 2022, është programuar të luhet mbrëmjen e 15 nëntorit 2021, me shpresën se kjo sfidë, do mbajë në lojë kuqezinjtë për të avancuar më tej.

Leave a Reply

%d bloggers like this: