Home / Ekonomia / Nënshkruhet marrëveshja/Gjermanët, 11 milionë euro grande për eleminimin e pasojave të tërmetit

Nënshkruhet marrëveshja/Gjermanët, 11 milionë euro grande për eleminimin e pasojave të tërmetit

Më 11 Dhjetor 2020, z. Arben Ahmetaj, Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe z. Björn Thies, Drejtori i Zyrës së KfW-së në Tiranë nënshkruan virtualisht, në praninë e Ambasadorit Gjerman në Shqipëri, z. Peter Zingraf, marrëveshjen e grantit në shumën e 11 milionë eurove. Kjo marrëveshje do të mundësojë zbatimin e fondeve të dhëna nga Qeveria Gjermane pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor 2019.

Granti do të përdoret për rindërtimin e plote të 3 shkollave në qarqet e Tiranës dhe Durrësit në disa nga zonat që u goditën më rëndë nga tërmeti. Shkollat, të cilat gjenden në Bashkitë e Ishmit dhe Kamzës do të rindërtohen mbi bazën e nevojave që banorët mund të kenë në të ardhmen. Punimet paraprake në vendndodhjet e projekteve kanë filluar tashmë, gjë që lejon fillimin e menjëhershëm të rindërtimit.

Ambasadori Peter Zingraf nënvizoi: “Me mbështetjen tonë ne po dëshmojmë solidaritetin e fuqishëm ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë. Këto tre shkolla, të cilat do të rindërtohen me standartet më të larta, do të jenë një investim për arsimimin dhe të ardhmen e rinisë shqiptare.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: