Kronika

Protesta në Shkodër, Voltana Ademi distancohet nga bastisja e selisë së PS: S’ kemi nxitur kurrë urrejtje politik

Kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj sot në protestë, e cila u shoqërua me tensione nga ana e protestuesve.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Ademi theksoi se si qytetarja e parë e Shkodrës kishte përgjegjësinë të ishte mes shkodranëve të revoltuar. Mes të tjerash ajo është distancuar nga episodi i rëndë, ku u bastis godina e PS-së. Sipas Ademit; “Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim.

Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe përsekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vendit.”.

 

REAGIMI I ADEMIT

 

Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrartieti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet.

Ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor.

Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim.

Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe përsekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vedit.

Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim.

Të rinjtë dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e asnjë provokimi kriminal, siç ka ndodhur në Tiranë nga regjimi i Edi Ramës dhe siç po ndodh sot në Shkodër. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button